image Masat antiCOVID në Greqi/ Ata që marrin pjesë në grumbullime mbi 20 persona do të dënohen me gjobë

Rajon

Masat antiCOVID në Greqi/ Ata që marrin pjesë në grumbullime mbi 20 persona do të dënohen me gjobë

news image

Ishulli grek Mykonos, një nga më të vizituarit në mbarë botën, i njohur edhe për klubet e festat verore pothuajse është mbyllur për shkak të përhapjes masive të variantit Delta të koronavirusit.

Sikurse njoftoi zëvendës ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ditët e fundit ishulli po raporton mbi 300 raste të reja, një katërfishim në raport me javën e kaluar. Në këto kushte muzika u ndalua të përdoret në të gjitha baret, restorantet dhe klubet.

Çdokush që merr pjesë në grumbullime mbi 20 persona do të dënohet me 200 euro gjobë.

Këto masa hyjnë në fuqi nga sot dhe deri më 26 korrik.

Koronavirusi po bëhet shqetësues në fakt në të gjitha zonat më të frekuentuara.

Shtim të rasteve të reja janë regjistruar në ditët e fundit jo vetëm në Mykonos, por edhe Santorini, Ios, Paros dhe qytetet Rethymno dhe Heraklion, në Kretë.

Në mbarë vendin u regjistruan të premten 2700 raste të reja, një numër shqetësues për autoritetet.

Në fuqi hynë edhe përdorimi i certifikatës së vaksinimit. Ata që e kanë do të lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme të bizneseve, teatrove kinemave apo klubeve, me kushtin që të qëndrojnë ulur. Në të kundërt duhet një tampon negativ i 72 orëve të fundit. /Gazeta Sinjali/