image Masakër, vriten 20 kuaj brenda javës, 20 mijë dollarë shpërblim kush e njeh autorin

Botë

Masakër, vriten 20 kuaj brenda javës, 20 mijë dollarë shpërblim kush e njeh autorin

news image

Njëzet kuaj të ngordhur janë gjetur brenda një jave në Kentucky në ShBA.

Autoritetet po hetojnë për të gjetur autorët e këtij krimi dhe ata premtojnë 20 mijë dollarë për çdo person që jep një informacion të saktë mbi ta.

Nga hetimet paraprake policia deklaroi se kuajt janë qëlluar me armë të një kalibri të ulët.

Trupat e tyre janë shpërndarë në një fushë duke krijuar një skenë të tmerrshme.

Policia po kërkon të gjithë fushën për të gjetur kuaj që kanë mbijetuar.

Kjo hapësirë shërben për të gjithë kafshët të cilët janë braktisur nga të zotët e tyre dhe ata ushqehen nga banorët rreth zonës. /Gazeta Sinjali/