image Dick Marty në shënjestër të shërbimit sekret serb, Delawie: Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë

Botë

Dick Marty në shënjestër të shërbimit sekret serb, Delawie: Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë

news image

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pasi ish-senatori zviceran dhe përpiluesi i raportit me pretendime për krime lufte, Dick Marty, ka rrëfyer se që nga viti 2020 jeton nën masa të rrepta të sigurisë pas informacioneve se shërbimi sekret i Serbisë ka planifikuar që ta likuidojë.

Delawie nuk e sheh të arsyeshme që Dick Marty si një nëpunës me karrierë të gjatë të jetojë nën masa sigurie çdo ditë jave.

Tutje Delawie thotë se Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë si rasti me “supozimet për vrasjen e Martyt”.

Z. Marty është një nëpunës publik me karrierë. Ai nuk duhet të jetojë me siguri 24/7 në Zvicër, në vendin e tij. Ballkani nuk ka nevojë për ndonjë telash shtesë si ky komplot i supozuar i vrasjes”, ka shkruar Delawie.

/GazetaSinjali/