Vajza e aktorit të ndjerë, Paul Walker, është martuar. Meadow Walker ka kurorëzuar dashurinë me aktorin Louis Thornton-Allan.
Martesa e tyre ka ndodhur pasi u fejuan para tre muajsh.
Deri te altari, atë e përcolli miku i babait të saj, Vin Diesel, njëherit edhe kumbari, shkruan TMZ.
Martesa e Meadow ka ndodhur tetë vjet pasi babai i saj, Paul Walker, ka vdekur në një aksident tragjik me veturë, në moshën 40-vjeçare.