Moderatorja e njohur, Dojna Mema ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Vlashent Sata.
Çifti vendosi t’i shoshin këtë të premte “Po” njëri-tjetrit, duke i bindur ndjekësit se nuk është një shaka për 1 prillin.
Dojna ka vendosur të ndajë disa foto në Instagram duke treguar disa momente nga celebrimi.
Ndryshe nga veshja tipike e nusërisë, moderatorja ka vendosur të guxojë në veshje.
Ajo ka preferuar të vishet me kostum të bardhë, ndërsa Vlashenti është veshur me kostum të zi.
Kurorëzimi erdhi disa kohë pasi Dojna bëri të ditur se është në pritje të ëmbël, ndërsa urimet për çiftin kanë qenë të shumta.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka, të martuar”, shkroi krahas fotove.