Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, është martuar me një mësues të shkencave që jep mësim në shkollën e fëmijëve të saj, raporton BBC.
Scott është një prej grave më të pasura në botë dhe ka falur më tepër se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj.
Lajmi për martesën e saj me Dan Jewettin, është bërë i ditur në faqen “Giving Pledge”.
“Dan është njeri i jashtëzakonshëm, dhe jam i lumtur për të dy”, ka thënë Jeff Bezoss.
Pasuria e Mackenzie Scott sillet rreth 53 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.
Scott ishte e martuar me Bezosin për 25 vjet dhe e ndihmoi atë ta themelonte Amazonin në vitin 1994. Ajo është autore e dy novelave.
Me Bezosin janë divorcuar dy vjet më parë. /Gazeta Sinjali/