image Martohen Fero dhe Arbenita

Bota e Yjeve

Martohen Fero dhe Arbenita

news image

Çifti i njohur simpatik i estradës, Arbenita dhe Fero, i kanë dhënë fund beqarisë.

Kështu të paktën është kuptuar në një fotografi të postuar nga Arbenita në Instagram.

“Të sapomartuar” ka shkruar Arbenita në imazhin ku shihet se bashku me reperin Fero.

E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory, ku duket si një konfirmim që dyshja tashmë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në fotografi vërehet edhe buqeta me lule si dhe veshja elegante e çiftit, që gjithashtu japin indikacione të forta se ata tashmë janë zyrtarisht çift.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta. 

Kujtojmë që Arbenita është përfolur se është shtatzënë./Gazeta Sinjali/