image Martesat e gjinisë së njëjtë - krerët fetarë sot dalin me një qëndrim

Sociale

Martesat e gjinisë së njëjtë – krerët fetarë sot dalin me një qëndrim

news image

Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmjet faqes së saj zyrtare ka njoftuar që sot në orën 17:00 do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët e udhëheqësve më të lartë fetarë për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e projektligjit të Kodit civil, i cili parasheh lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Deklarata do të nënshkruhet nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve:

Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;

Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës;

Femi Cakolli, Pastor, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës;

Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj për martesat e të njëjtës gjini, para seancës ku do të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil.

/GazetaSinjali/