Kohëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme se martesa e çiftit të njohur, Kim Kardashian dhe Kanye West po shkon drejt fundit.
Sipas raportimeve në mediat roze, e gjithë kjo për shkak të një sherri në karantinë i cili gati sa nuk çoi deri te divorci.
Sipas mediave të huaja thuhet se sherri mes tyre ka nisur gjatë periudhës së karantinës, pasi Kim i ankohej vazhdimisht se nuk po e ndihmonte aspak me fëmijët. Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.
“Ajo po përpiqet të jetë një nënë shembullore dhe në të njëjtën kohë të përqendrohet në studimet e saj për drejtësi dhe të përmbushë detyrimet e saj profesionale, e kjo është e vështirë pa ndihmën e Kanye”, u shpreh një burim pranë çiftit.
Megjithatë të gjitha këto mbeten ende të pakonfirmuara dhe çifti nuk ka bërë asnjë reagim, as për t’i hedhur poshtë zërat për ndarje por as për t’i konfirmuar./Gazeta Sinjali/