image Marshim në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, i bashkohet ambasadori i Kosovës

Shqipëri

Marshim në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, i bashkohet ambasadori i Kosovës

news image

Para ambasadës së Kosovë në Tiranë është zhvilluar një marshim kundër femicidit, nisur nga rasti i rëndë i vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë.

Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Shqipëri i është bashkuar marshimit protestë të organizuar nga shoqëria civile.

“Dola t’ju takoj para derës së ambasadës dhe t’ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën. Nisma juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për çdo grua të dhunuar dhe për çdo shkelje të ligjit. Ashtu si edhe ju kërkoj që drejtësia të vihet në vend”, tha ambasadori.

Liridona Ademaj u vra 3 ditë më parë nga vrasës të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili fillimisht e denoncoi ngjarjen si grabitje të armatosur. Hetimet zbuluan se ai kishte paguar me 30 mijë euro 2 persona që të vrisnin nënë e dy fëmijëve të tij, në praninë e këtyre të fundit./euronewsalbania/

/GazetaSinjali/