image Skënder Durmishi, ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri

Politikë

Skënder Durmishi, ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri

news image

Skënder Durmishi do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shqipërisë për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila e ka pritur në takim Durmishin.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë angazhimi i plotë i Qeverisë dhe i Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi. Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes  & . Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e Kombit”, ka shkruar Spiropali./Gazeta Sinjali/