image Marrje me drogë dhe krim të organizuar në Kosovë, arrestohen babë e bir në Shqipëri

Kosovë

Fier/ Marrje me drogë dhe krim të organizuar në Kosovë, arrestohen babë e bir në Shqipëri

news image

Një 56-vjeçar nga Shqipëria i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, i akuzuar për drogë dhe krim të organizuar, është arrestuar sot nga Policia e Fierit.

Bashkë me shtetasin me inicialet A.I, është arrestuar edhe djali i tij, shtetasi A.I, 33 vjeç, të dy banues në Fier.

33-vjeçari është arrestuar pasi ishte kapur me armë zjarri pa leje dhe fishekë, të cilat i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Interpol Tirana.

Nga informacionet e marra në rrugë operative policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.I., 56 vjeç, banues në Fier.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arrest për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm’.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i djalit të tij shtetasi A. I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33-vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.