Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat të arritur sot në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se mirëpret kompromisin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që sipas tij mbron meritat dhe të drejtat e qytetarëve.
“Përshëndes kompromisin e ndërmjetësuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, duke promovuar stabilitetin e rajonit dhe duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve”
“Presim me padurim Samitin #EUWBS ku me Udhëheqësit e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor do të diskutojmë bashkëpunimin tonë strategjik me rajonin”, ka shkruar ai në Twitter. /Gazeta Sinjali/
Welcome the compromise brokered by EU between Serbia and Kosovo, promoting the stability of the region and safeguarding the rights of the citizens
— Charles Michel (@eucopresident) September 30, 2021
Look forward to the #EUWBSummit where with EU and Western Balkans Leaders we will discuss our strategic cooperation with the region https://t.co/1efM0ux4hK