Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë një konference për media, foli edhe për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën.
Ajo tha se kjo marrëveshje do të procedohet në Kuvend brenda një muaji.
“Sa i përket Danimarkës, ne kemi pasur diskutime të gjata mes ministrive të Ekonomisë. Tashmë, diskutimet që kemi pasur janë përmbyllur dhe kanë pasur të bëjnë me mbështetjen për energjinë e gjelbër. Prandaj ne nuk kemi mundur të nisim renovimet në qendrën në Gjilan, për faktin se pa u ratifikuar marrëveshja në kuvendin e Kosovës, nuk mund ta bëjmë. Por duket se e njëjta shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës. Mund të them një muaj por në qoftë se nuk arrihet brenda një muaji, uroj të mos ma zini për të madhe. Synimet janë që brenda një muaji, kjo marrëveshje të procedohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.