image “Marre të koftë”/ Berisha i PDK-së ‘elektrizon’ deputetët e VV-së, përmend rastin e Astrit Deharit

Politikë

“Marre të koftë”/ Berisha i PDK-së ‘elektrizon’ deputetët e VV-së, përmend rastin e Astrit Deharit

news image

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hisen Berisha, ka përmendur rastin e ish aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, raporton Gazeta Sinjali.

Në Kuvend, Berisha ka thënë se Vetëvendosje e ka përdorur rastin e Deharit për përfitime politike.

“Këto ditë u riaktualizua rasti i vetëvrasjes apo vrasjes së Astrit Deharit. Zakonisht këto raste dhe kjo Qeveri dhe Vetëvendosja i ka përdorur dhe i përdor për qëllime të përfitimeve politike. As pas ekspertizës së institucioneve zvicerane nuk ka ndonjë epilog, vendim gjyqësor, çka vë në dyshim se kemi ndërhyrje direkte të politikës dhe Qeverisë në zbardhjen e këtyre rasteve, apo të themi se interesi i politikës në këtë rast i partisë në pushtet, është që ky rast të mos zbardhet. Kjo Qeveri ka vetëm një qëllim, që të kap drejtësinë përmes këtij rasti dhe rasteve tjera, prandaj ky rast nuk po zbardhet që nga viti 2019, që prej kur VV-ja erdhi në pushtet dhe e ka pushtetin absolut. Dhe njëjtë pres se do të ndodh ashtu siç ka ndodhur me ato rastet e vrasjeve politike të pasluftës.

Janë dy parakushte për të zbardhë vetëvrasjen apo vrasjen e Astritit. Parakushti i parë për m’u zbardhë vrasja apo vetëvrasja  e Astritit është zbardhja e rastit terrorist në Presidencë dhe objekte të Qeverisë. Por rastin terrorist të sulmeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës nuk pres që ta zbardhni sepse tërmeti politik do binte mbi subjektin tuaj. Dhe parakushti i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje? Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk e ka marrë guximin askush të flasë publikisht, por nganjëherë është sekret publik të përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit. Indikativë mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin “Vëllezërit Dehari” e unë e pyes se cili ishte roli i tyre? A e bënë këtë për heshtjen e familjes duke tentuar që t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend  që ministrja të marrë përgjegjësi që po rreh tavolinën tani, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. Unë me të vërtetë po ndjehem keq që këtë  ta hap para bacës Avni, por e di se Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjeve të cilat ju sot i keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni me marrëveshjet të cilat…”, tha Hiseni.

Kjo është pritur me reagim të ashpër nga deputetët e VV-së dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar Berishës me ‘Marre të koftë’.

“Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” – ka vazhduar ajo.

Po ashtu edhe deputetët tjerë kanë shkaktuar zhurmë duke goditur tavolinën.

Me tej ka vazhduar përplasja mes Haxhiut dhe Berishës nga distanca.

Po ashtu në debat është përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Edhe ju e dini, që përpjekja me e lidhë LVV-në me atë sulm, ka qenë një proces i montuar politik, me prapavijë politike” – tha Konjufca.

/GazetaSinjali/