Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka reaguar ndaj atyre që nuk e nënshkruan peticionin për vendosjen e Kosovës në hartë nga “Apple”.
Zeqiri reagoi ndaj kolegëve të saj, të cilët nuk po ndajnë pak kohë për të nënshkruar peticionin.
“Duhet me ju ardhë marre juve që e quani veten “patriota” e nuk po keni “vakt” me hy online në telefon (aty ku qëndroni gjithë ditën e natën e gjatë, duke e përqesh njëri-tjetrin më shumë se që e mbështesni!)”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që disa ditë më parë, pati shumë reagime të shumta, në të cilat kërkohej nga kompania “Apple” që ta vendoste Kosovën në hartë.