image Maroku bën ankesë zyrtare në FIFA pas vendimeve 'kontraverse' të gjyqtarit

Futboll

Maroku bën ankesë zyrtare në FIFA pas vendimeve ‘kontraverse’ të gjyqtarit

news image

Federata e Futbollit të Marokut ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA kundër gjyqtarit Cesar Ramos, i cili drejtoi gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Francës, sipas raportimeve.

Ankesa dyshohet se është për dy refuzime të diskutueshme të penalltive për Marokun në humbjen 2-0 kundër Les Bleus në stadiumin Al bayt.

Një nga rastet që Maroku ka kontestuar është goditja e Hernandez ndaj Sofiane Boufal brenda zonës së penalltisë, për të cilën kjo e fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të.

Theo Hernandez hapi rezultatin për Francën, duke u bërë lojtari i parë kundërshtar që shënon kundër mbrojtjes marokene në këtë Kupë Bote, i ndjekur nga një gol nga superfutbollisti Randal Kolo Muani në minutën e 79-të, ndërsa skuadra e Dider Deschamp shkoi një hap më pranë mbrojtjes së titullit të tyre.

Franca do të përballet me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor në stadiumin Lusail në Katar, ndërsa Maroku do të përballet me Kroacinë në play off-in për vendin e tretë.

/GazetaSinjali/