image Marko Gjuriq thotë se Njësia Speciale e Kosovës kishte cak komandantin regjional

Kosovë

Siguri/ Marko Gjuriq thotë se Njësia Speciale e Kosovës kishte cak komandantin regjional

news image

Marko Gjuriq, drejtor i së ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas tij, Njësia Speciale e Kosovës kishte për qëllim arrestimin e komandantit të Policisë në atë regjion Zhelko Bojiq. Gjuriq ka thënë se Vasili Bojiq që është djali i komandantit regjional, është personi i arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Ai ishte cak i ROSU, u bastis, u mor djali i tij Vasili Bojiq dhe u dërgua në drejtim të panjohur. Është arrestuar edhe një punëtor tjetër i SHPK-së në veri, Rade Basara, i cili ka punuar në raste të rëndësishme”, ka thënë Gjuriq për TV Pink.

“Është një tjetër tentativë për t’i frikësuar serbët, për t’i fajësuar dhe për t’i bërë subjekt të represionit”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër në një konferencë për media Policia e Kosovës dhe Prokuroria, kanë njoftuar se aksioni i sotëm ishte bërë për hetimin e grupit të Milan Radojiçiqit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, në një konferencë të përbashkët me zëdhënësin e Policisë, Baki Kelanin, ka treguar detajet e këtij aksioni, duke theksuar se Radojiçiq ka një rrjet të gjerë kriminal në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Policia e Kosovës aksion për arrestimin e dy zyrtarëve policorë të pjesës veriore të Mitrovicës, njëri nga ta, sipas urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ndërkaq personi tjetër është ende në kërkim… Këtë person e kam intervistuar sot paradite dhe ia kam parashtru Gjykatës Themelore kërkesën për masën e paraburgimit. Një person të cilit i është gjetur një armë, është lëshuar”, ka thënë Hoxha.