image Marko Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

Rajon

Marko Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

news image

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia serbe e lajmeve B92, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të tyre, në këtë takim në të cilin është marrë vendimi, Gjuriqi është liruar nga detyrat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kujtojmë që Gjuriq deri në vitin 2014 e ka mbajtur pozitën e drejtorit të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë. /Gazeta Sinjali/