image Marketet në Gjakovë "mbi shtetin", nuk e ndalin punën as pas vendimit të qeverisë

Kosovë

Marketet në Gjakovë “mbi shtetin”, nuk e ndalin punën as pas vendimit të qeverisë

news image

Të premten Qeveria e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e asaj dite të ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafeteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Kosovës, deri më datë 09.11.2020 (e hënë) në orën 05:00.

Nga kjo masë u vendos të përjashtohen vetëm marketet e vogla, shkruan Gazeta Sinjali.

Për ata që e shkelin këtë masë, përmes këtij vendimi, qeveria obligoi organet kompetente që të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, disa markete në Gjakovë, që sipas një sinjalizuesi, nuk janë markete të vogla, nuk e ndalën punën.

Ky sinjalizues ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen se disa markete janë duke e zhvilluar punën e tyre normalisht, ani pse një gjë e tillë ju është ndaluar nga e premtja, me vendim të qeverisë.

Sipas këtij sinjalizuesi, market “Landi Star” ka katër pika të hapura sot në Gjakovë, “Rroni” tri sosh.

Ai po ashtu tha se në qytetin e Gjakovës janë duke punuar momentalisht edhe dy pika të “Viva Fresh Store”, si dhe Qendra Tregtare “Nertili”.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë janë shënuar 31 raste të reja me koronavirus./Gazeta Sinjali/

“My market” tek “Ura e Tabakëve”
“Te Roni” në lagjen “Mulla Jusuf”
“Landi Star” afër zjarrfikësve
“Landi Star” në rrugën “Bujar Roka”