image Mark Zuckerberg me Facebook i iku taksës në Europë, Anglia do të përfitojë mbi 500 milionë dollarë në vit

Botë

Vendimi/ Mark Zuckerberg me Facebook i iku taksës në Europë, Anglia do të përfitojë mbi 500 milionë dollarë në vit

news image

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka pranuar se kompania e tij gjigande nuk ka paguar taksa të mjaftueshme në Europë, por se tani mund të merret vendimi për të paguar më shumë taksa në të ardhmen.

Instituti Kërkimor, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, kanë kërkuar që Zuckerberg të rritë shumën e taksave në shtetet e Europës. Zuckerberg ka mbështetur planin e kësaj organizate për shkak të frustrimit që ka sjellur kjo situatë e tij tek përdoruesit e Facebookut.

Ndërkaq, Britania e Madhe ka thënë se planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjiale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së.

Nëse merret ky vendim, Britania e Madhe mund të përfitojë deri në 500 milionë dollarë brenda vitit.

Zyrtarët amerikanë për tregti kanë thënë se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë./ Gazeta Sinjali/