Marca ka publikuar renditjen e lojtarëve më të mirë të rinj në sezonin e fundit 2021/22.
Kjo listë përfshin lojtarët që janë nën moshën 21 vjeç. Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, u shpall lojtari më i mirë i sezonit.
Së bashku me ekipin fitoi kampionatin e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. I dyti ishte norvegjezi Erling Haaland, i cili në verë u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester City.
Tre të parat u mbyll nga playmakeri i Barcelonës, Pedri. Vlen të theksohet se spanjolli është vetëm 19 vjeç.
Top 10 lojtarët e rinj më të mirë të sezonit 2021/22:
1. Vinicius Junior (Real Madrid);
2. Erling Haaland (Borussia Dortmund / Manchester City);
3. Pedri (Barcelona);
4. Dusan Vlahovic (Fiorentina / Juventus);
5. Phil Foden (Manchester City).