image Maqedonia publikon bilancin ditor të koronavirusit, rritet numri i viktimave

Rajon

Maqedonia publikon bilancin ditor të koronavirusit, rritet numri i viktimave

news image

Maqedonia e Veriut ka shënuar edhe 115 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve: Shkup-53, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-3, Prilep-6, Tetovë-8, Strugë-13, Veles-1, Ohër-8, Gostivar-5, Probishtip-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnje-2.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 40 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-26, Veles-2, Gostivar-3, Kërçovë-3, Resnje-6.

Po ashtu sot janë regjistruar edhe shtatë viktima, pesë pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Krusheva.

Numri i përgjithshëm i diagnostifikuarve me coronavirus ka arritur në 7 mijë e 46 persona./Gazeta Sinjali/