image Maqedonia publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit, bie ndjeshëm numri i të infektuarve

Rajon

Maqedonia publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit, bie ndjeshëm numri i të infektuarve

news image

Ministri e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë të ditur se nga 973 mostra të testuara, janë konfirmuar edhe 88 raste të reja pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në bazë të qyteteve në Shkup-30, Kumanovë-8, Dibër-1, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-3, Strugë-11, Veles-1, Manastir-1, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-8.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 persona të shëruar. Tre persona kanë humbur jetën, dy pacientë nga Shkupi dhe një nga Shtipi./Gazeta Sinjali/