image Maqedonia pezullon kampionatin, ndeshja ndaj Kosovës afër anulimit

Futboll

Koronavirusi/ Maqedonia pezullon kampionatin, ndeshja ndaj Kosovës afër anulimit

news image

Federata e futbollit e Maqedonisë vendoi ta pezullojë Kampionatin e parë dhe të dytë, e pastaj edhe Ligën e tretë dhe ato në konkurrencën e femrave dhe kampionatin e futsallit.

Vendimi u mor pas rekomandimeve dhe ndalimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e virusit COVID – 19, të cilat përfshijnë ndalime në të gjitha tubimet publike dhe private, pavarësisht nga madhësia dhe numri i pjesëmarrësve – koncerte, teatro, kinema, palestra, raporton Sportmedia.

Kësisoj, ndeshja e Maqedonisë së Veriut me Kosovën në Ligën e Kombeve shumë lehtë mund të shtyhet.

Më parë, në përputhje me rekomandimet dhe ndalimet e Qeverisë së Maqedonisë për parandalimin e virusit COVID – 19, Komisioni për Futboll të Rinisë ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e kategorive të të rinjve dhe ndeshjet e Ligës së Fëmijëve të FM-së, në dy javët e ardhshme./Gazeta Sinjali/