image Maqedonia e Veriut rifillon fluturimet ndërkombëtare nga 1 korriku

Rajon

Maqedonia e Veriut rifillon fluturimet ndërkombëtare nga 1 korriku

news image

Pas hapjes së kufijve, Maqedonia e Veriut nga 1 korriku fillon fluturimet ndërkombëtare duke rihapur kështu dy aeroportet kryesore.

Nga muaji i tjetër, do të realizohen fluturime nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe ai Ohrit, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendimi për rifillimin e fluturimeve erdhi pas hapjes së kufijve më 26 qershor.

Të gjithë udhëtarët që do të hyjnë apo dalin nga Maqedonia e Veriut nuk janë të detyruar të vetëizolohen apo testohen, vetëm në rast se kanë simptoma të koronavirusit.

Këto vendime erdhen pas rënies drastike të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut./Gazeta Sinjali/