image Maqedonia e Veriut planifikon të blejë 3 milionë ton thëngjill nga Kosova

Financa

Maqedonia e Veriut planifikon të blejë 3 milionë ton thëngjill nga Kosova

news image

3 milionë ton thëngjill po planifikon Maqedonia e Veriut t’i blejë nga Kosova, për furnizim të termocentraleve pas mungesës së prodhimit atje. Kështu ka thënë ministri i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, shkruan Reuters.

Bekteshi është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me të cilën janë pajtuar të bashkëpunojnë që ta tejkalojnë krizën energjetike.

“Fillojmë negociatat për mundësinë e importit të thëngjillit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Bashkë me zv/drejtorin e ESM-së, Imer Zenkun sot zhvilluam takim me Ministren e Ekonomisë të Republikës së Kosovës, Artane Rizvanollin dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin! Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike! Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim! Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet!”, ka thënë Bekteshi.

/GazetaSinjali/