image Maqedonia e Veriut ende pa vendim për fillimin e vitit të ri shkollor

Rajon

Maqedonia e Veriut ende pa vendim për fillimin e vitit të ri shkollor

news image

Për fillimin e vitit shkollor do të vendoset varësisht gjendjes epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.

Kështu tha ministri në largim i Arsimit, Arbër Ademi, teksa shtoi se në dy ditët e ardhshme Qeveria e Maqedonisë Veriore duhet të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit.

“Për datën 1 shtator, që të fillojë viti shkollor varet nga gjendja epidemiologjike dhe nga ndryshimet ligjore. Tashmë kemi parlament funksional, Qeveria nesër ose pasnesër duhet të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit dhe t’i propozojë Kuvendit ndryshimet adekuate ligjore me çka sigurohet baza e nevojshme juridike për organizim të procesit arsimor, kështu siç po planifikojmë”, tha Ademi.

Pavarësisht se tashmë Qeveria ka bërë të ditur modelin e realizimit të procesit mësimor, prindërit vazhdojnë të kërkojnë që fëmijët e tyre të kthehen nëpër shkolla.

Disa nga shkollat atje, tashmë po bëjnë përgatitjet e fundit për pritje të nxënësve. /Gazeta Sinjali/