Në Maqedoninë e Veriut ora policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi sot fillon nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 5:00.
Me këtë fillon karantina prej 61 orëve për qytetarët në të gjithë vendin. Sipas vendimit të Qeverisë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ora policore gjatë ditëve të punës fillon nga ora 16:00 – 5:00, ndërsa gjatë fundjavave qytetarët janë plotësisht të ndaluar të lëvizin.
Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit e shëndetësisë, punëtorët e maketeve dhe restoranteve që furnizojnë me ushqime. Farmacitë do të funksionojnë pa ndalesa./GazetaSinjali/