image Maqedonci takon homologun kroat, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Politikë

Maqedonci takon homologun kroat, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur është takuar në Pragë me homologun e tij kroat, Ivan Anušić.

Ai tha se ka falënderuar atë për mbështetjen ndaj FSK-së dhe se Kroacia është ndër kontribuuesit më të mëdhenj në zhvillimin në fushën e mbrojtjes për Kosovën.

“E falënderova homologun tim kroat për gjithë mbështetjen e ofruar për Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, duke theksuar se Republika e Kroacisë është ndër partnerët me kontributin më të madh të ofruar në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë. U dakorduam për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer që veçse ekziston ndërmjet dy shteteve”, tha Maqedonci.

Ministri Maqedonci u takua me Anušić, i cili shërben edhe si zëvendëskryeministër në kuadrin e pjesëmarrjes në ministerialin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet sot në Pragë.

/GazetaSinjali/