image Maqedonci pret në takim Minxhozin: Bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë, interes për paqen e sigurinë në rajon

Politikë

Maqedonci pret në takim Minxhozin: Bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë, interes për paqen e sigurinë në rajon

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, si dhe kolonelin Altin Kurti.

Maqedonci është uruar për pozitës e re nga ambasadori Minxhozi, teksa kanë diskutuar lidhur me realizimin e një plani të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi dhe atasheun e mbrojtjes, Kolonel Altin Kurti.

Ambasador Minxhozi më uroi detyrën e re para se të diskutonim në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96%, pra pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019.

Ky bashkëpunim do të thellohet ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njejtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen.

/GazetaSinjali/