image Maqedonci për sulmin në veri: Dorasit janë kriminelë të dirigjuar nga Beogradi

Siguri

Maqedonci për sulmin në veri: Dorasit janë kriminelë të dirigjuar nga Beogradi

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar për sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Ai deklaroi se dorasit janë kriminelë të dirigjuar nga Beogradi, që për qëllim kanë destabilizimin e vendit.

“Veprime të tilla për eskalim të situatës nuk do zmbrapsin organet e sigurisë për të kryer detyrën e tyre, dhe as nuk do na bëjnë të ndryshojmë qëndrim në raport me Serbinë kur bëhet fjalë për interesat tona shtetërore”

“Siguria e qytetarëve, mbrojtja e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës është obligim, detyrë mbi çdo detyrë tjetër, andaj dhe kriminelët do të dënohen dhe grupet kriminale do të shkatërrohen”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Tutje ai ngushëlloi familjen e policit të vrarë, dhe i uroi shërim të shpejt policit të plagosur.

https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/pfbid02SQaXEyhkuQMQMB1nSSXi9dW6XKRkcrh9154YDytPm2VssUBvzF9PGgX9fdZTUjZ6l?cft[0]=AZWthg0B5dgn-TYlmyt6yn-XoJmie-xWk-Z25ksdia9EkYaBN4O44ob991iU7bACBZVn_P8UiyPlmhuoypT6y_66BKwlrGnLpG2VmdBU0nbSSdxBw2R_1bA9SQkANzDV7HyBO8_VhPI9rp2yVgRZwBdR7HXxjbxIs5SY-HYV7Ly0bn_jgLnNYA9e1nBlJQleMlo&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/