image Maqedonci: Nuk do të donim t’i përdorim raketat “Javelin”, por do ta ruajmë vendin

Siguri

Maqedonci: Nuk do të donim t’i përdorim raketat “Javelin”, por do ta ruajmë vendin

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, ku pas kësaj pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se arsyeja e blerjes së këtyre llojeve të armatimit, bëhet për t’u trajnuar dhe përdorur në rast se kërkohet dhe në rast se është nevoja për t’u përdorur.

Po ashtu Maqedonci tha se nuk ka pagë që shpaguan jetën e ushtarit dhe primare është shërbimi ndaj atdheut.

“Pjesë e parandalimit të luftës është përgatitja për luftë dhe ne e përgatisim Forcën tonë që të jetë e gatshëm të mbrojë territorin dhe sovranitetin e vendit tonë dhe të kontribuojë në misione paqeruajtëse krahas aleatëve tanë”, ka thënë Maqedonci.

 “Pranimi i kërkesës për ‘Javelin’ është një lajm shumë i rëndësishëm për vendin tonë, veçanërisht për ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së. Ne kemi një program bashkëpunimi me ShBA-të, programin FMS që është program qeveritar përmes të cilit në prokurojmë pajisje, sisteme të armatimit dhe automjete nga ShBA-të duke shfrytëzuar bashkëpunimin me Departamentin e Mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci, për RTV Dukagjini, duke folur lidhur me armatosjen e FSK-së me armët “Javelin” dhe rikthimin e “Defender” në Kosovë pas përjashtimit.

Tutje, ministri Maqedonci ka thënë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe përkundër presioneve që kanë nga jashtë.​

/GazetaSinjali/