Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maqedonci atje ka takuar nënsekretaren në detyrë të Mbrojtjes për Politikë, Sasha Baker.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportet dypalëshe ushtarake dhe për stërvitjet e trajnimet e ardhshme.
Maqedonci ka thënë se në këtë takim ka shprehur përkrahjen e pakushtëzuar të Kosovës për Ukrainën dhe gatishmërinë për të pritur personel ukrainas për trajnim në fushën e çminimit.
Honoured to meet Acting Under Secretary of Defense for Policy Ms. Sasha Baker.
— Ejup Maqedonci (@EjupMaqedonci) December 15, 2023
Discussed the bilateral military relationship, future training and exercises.
Expressed 🇽🇰 's unconditional support for 🇺🇦 and readiness to continue hosting Ukrainian personnel for de-mining training pic.twitter.com/soKY21md00