image Maqedonci me Viehe: Vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin

Siguri

Maqedonci me Viehe: Vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci theksoi se Viehen e njoftoi për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, shkroi Maqedonci.

Ai ka nënvizuar që do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen e të bashkëpunojnë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

“Ritheksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”.

“Trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që kemi ndërmarr në përmbushjen e synimeve tona”.

“Nga ana e saj znj. Viehe shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën”.

/GazetaSinjali/