image Manjola Nallbani ekspozon linjat trupore në bikini

Bota e Yjeve

Showbiz/ Manjola Nallbani ekspozon linjat trupore në bikini

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Manjola Nallbani, së fundmi ka pozuar në bikini.

50-vjeçarja ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë rozë, transmeton Sinjali.

Këngëtarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, ka zgjedhur që të falënderojë Zotin për çdo minutë që i ka dhënë frymë.

Faleminderit ZOT për çdo minutë që më jep frymë. Si çdo njeri unë kam filozofinë time të jetës. Besoj që njeriu është energji shpirtërore dhe mendore e mbështjellë me trup. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua që këtë energji ta përdor për të bërë më të mirën me vetën time dhe njerëzit që përbëjnë botën time e jo ta shpërdoroj ose ta kthej në konkurs me të tjerët. Aaa këtë të shtrirën në rërë e kam akoma me qef se më kujton plazhin dikur në Durrës, Shëngjin, Velipojë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

https://www.instagram.com/p/B2HWWk0gJ4A/

Me këtë fotografi, artistja ka dëshmuar edhe njëherë se mosha është vetëm numër, pasi që shfaqet tejet atraktive.

Ndryshe, “Je fati im” është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga është publikuar në muajin maj të 2018-ës dhe deri më tani numëron mbi 117 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/