image Manifesta 14 Prishtina mbyll një edicion të jashtëzakonshëm të kësaj bienaleje

Art & Dizajn

Manifesta 14 Prishtina mbyll një edicion të jashtëzakonshëm të kësaj bienaleje

news image

Programi ynë 100 ditor ndërdisiplinor i ndërhyrjeve artistike dhe urbane, performancave, eventeve dhe punëtorive të edukimit që u mbajtën në Prishtinë e u ndoqën prej mijëra vizitorësh nga nga mbarë bota duke shënuar kësisoj vizitën e tyre në shtetin më të ri në Evropë e u ofroi të gjithëve mundësinë për të parë se çfarë potenciali të jashtëzakonshëm ka ky vend.

Gjithsej të përllogaritura shënohen 807.000 vizita dhe ne jemi tej mase të lumtur me edicionin e 14-të të Manifesta.

Në njoftimin e e Manifesta 14, thuhet se me Vizionin Urban, Commons Sense dhe programin artistik, ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregojmë rrëfime ndryshe, Manifesta 14 u kthye në një eksperiencë të vërtetë kolektive në kurim, zhvillim, ndërmjetësim dhe prodhim të rrëfimeve, eksperiencave dhe praktikave të reja. Ne morëm përsipër sfidën e eksplorimit të mënyrave të reja të rrëfimtarisë kolektive dhe të rikthimit të hapësirave në Prishtinë me synimin për të lënë impakt sa më afatgjatë. Hapësirat e Prishtinës të cilat nuk ishin më në përdorim, u riqëllimëzuan dhe rrëfime të reja të këtyre vendeve zunë fill.

Për herë të parë në historinë e bienaleve tona, ne nuk do të largohemi përfundimisht: Manifesta 14 Prishtina, si një ent administrativ dhe ligjor do të vijojë të funksionojnë si një mjet për policim kulturor dhe zhvillim infrastrukturor të Prishtinës dhe skenës së saj kulturore. Qendra për Praktikë Rrëfyese, një prej hapësirave më të dashura, do të mbetet një institucion kulturor për vitet në vijim ashtu si dhe për ndërhyrje artistike në qytet.

/GazetaSinjali/