image Mane arrin marrëveshje të plotë me Bayernin

Futboll

Mane arrin marrëveshje të plotë me Bayernin

news image

Sadio Mane raportohet se ka arritur marrëveshje me Bayernin për të kaluar tek gjiganti gjerman.

Mane do të largohet nga Liverpooli këtë verë, dhe Bayerni duket destinacioni më i mundshëm i tij.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporon se Mane ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Bayernin për kushtet personale.

Ai është pajtuar për një kontratë tre-vjeçare, ndërkohë që bisedimet do të hyjnë në fazën përfundimtare me Liverpoolin.

Bayerni pritet të bëjë një ofertë të re dhe Liverpool janë të vetëdijshëm për vendimin e Manes, pasi lojtari e dëshiron vetëm Bayernin.

/GazetaSinjaliSport/