Mario Mandzukic është ende në kërkim të skuadrës të re, teksa raportohet se mund të rikthehet në Serie A, transmeton Sporti në Sinjali.
Që nga korriku i vitit të kaluar, sulmuesi kroat është pa skuadër. Mirëpo, 34 vjeçari shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.
Sipas ‘Sky Italia’, drejtorët e klubit të Milanit janë takuar me agjentin e lojtarit dhe e dëshirojnë rikthimin e tij në kampionatin italian.
Sipas mediumit italian, ditët e ardhshme do jenë vendimtare dhe mbetet të shihet nëse palët do finalizojnë marrëveshjen.
Kujtojmë që Mario Mandzukic ka kaluar pesë vite te Juventusi në Serie A (2015/2020). /Sporti në Sinjali/.