Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, iu është drejtuar presidentit serb Aleksander Vuçiq, duke i rikujtuar se kushti i parë që duhet realizuar që Serbia të bëhet pjesë e BE-së, është njohja e Republikës së Kosovës si shtet.
“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Vuçiq e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.
Përvoja e Damaskut të cilën e ka theksuar Mandl, është një shprehje të cilën eurodeputeti ia ka përmendur presidentit serb e që nënkupton një përvojë që e ndryshon totalisht mënyrë e të menduarit për diçka.