image Mandl: Partia e Ibrahim Rugovës, parti që ka nevojë Kosova

Politikë

Mandl: Partia e Ibrahim Rugovës, parti që ka nevojë Kosova

news image

Në Kuvendin e 10-të zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i pranishëm është edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Ai pati edhe një fjalë rasti, të cilën e vlerësoi si nderë që të flas për “partinë e Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit më të ri në Evropë”, patri kjo për të cilën tha se është “partia e duhur për Kosovën”.

Mandli po ashtu foli me superlative për Abdixhikun, i cili po garon për mandatin e dytë për kryetar të kësaj partie.

“Është ajo që ka nevojë Kosova. Ajo që i duhet Kosovës është sjellje diplomatike për të fituar këto lloj njohje të shumicës së shteteve në këtë planet. LDK-ja historikisht dhe ajo tash me Abdixhikun është në gjendje ta bëjë diplomatikisht si duhet. LDK-ja e Abdixhikut di si të bëjë miq, që janë ata që i duhen Kosovës.

E treta, Kosovës i duhen reforma të brendshme, në shëndetësi, arsim dhe çështje sociale, në shumë gjëra. Nëse ka diçka që Abdixhiku dhe ekipi i tij kanë dëshmuar këto dy vjet e gjysmë atëherë është se ky lidership është në gjendje të bëjë reforma. Keni treguar me LDK-në dhe do ta tregoni me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mandl.

/GazetaSinjali/