image Manchester United mendon seriozisht shkarkimin e Solskjaer para ndeshjes ndaj Tottenhamit

Futboll

Manchester United mendon seriozisht shkarkimin e Solskjaer para ndeshjes ndaj Tottenhamit

news image

Manchester United është duke konsideruar seriozisht shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, pas humbjes turpëruese nga Liverpool.

Sipas mediumit lokal “Manchester Evening News“, “Djajtë e Kuq” synojnë largimin e 48-vjeçarit para ndeshjes së radhës ndaj Tottenham.

Klubi ende nuk ka komentuar pozitën e Solskjaer pavarësisht paraqitjes së dobët në vikend në “Old Trafford”.

Lojtarët dje qëndruan shumë në fushë, shkaku i humbjes turpëruese, ku për herë të parë në histori pranuan katër gola në pjesën e parë.

Man United ka humbur pesë nga nëntë ndeshjet e fundit, derisa ka shënuar katër fitore radhazi. /Gazeta Sinjali Sporti/