image Manchester United interesohet për mesfushorin e Bayern Munich

Futboll

Manchester United interesohet për mesfushorin e Bayern Munich

news image

“Djajtë e Kuq” janë duke e monitoruar yllin gjerman, transmeton Sinjali Sport.

Manchester United po synon ta transferojë këtë verë mesfushorin e Bayern Munichut Leon Goretzka, raporton “BILD”.

26-vjeçari është në radarin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer që po kërkon ta përforcojë skuadrën për sezonin 2021/22.

Kontrata aktuale e Goretzkas skadon në vitin 2022, por pavarësisht kësaj, klubi gjerman ka hapur bisedimet për vazhdimin e saj.

Goretzka në qershor 2018 u transferua si lojtar i lirë nga Schalke te Bayern Munich, dhe deri tani ka pasur 112 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 25 gola dhe 27 asistime për “bavarezët”. /Gazeta Sinjali Sporti/