Komandanti i KFOR-it, Franco Federici, do të mbajë takime të përjavshme me komandantët e nën-njësive të tij.
Njëri nga këto takime do të mbahet në Pejë dhe pas tij, komandantët e KFOR-it do të kenë mundësinë që të vizitojnë Manastirin e Deçanit, meqë ky objekt tanimë është i hapur për publikun.
Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR ka thënë se këto takime janë thelbësore që major Federici të mbledhë grupin e tij të komandës në mënyrë që të sinkronizojë aktivitetet e ardhshme dhe të diskutojë mbi ngjarjet e rëndësishme.
“Është një moment i rëndësishëm për komandantët e nën-njësive që të përditësojnë komandantin e tyre mbi sfidat që ata kanë”.
“Misioni i KFOR, i udhëhequr nga NATO, kontribuon në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe që të ketë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në reagimin në Facebook. /Gazeta Sinjali/