Djajtë e kuq nuk kanë arritur të sigurojnë tre pikë tejet të vlefshme në përballjen e sotme kundër Watfordit i cili ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë.
Me gjithë goditjet në portë, rezultati përfundoi 0:0.
Ndeshja u hap me një baner i cili bënte thirrje të ndalet lufta në Ukrainë.
Si në pjesë të parë edhe në të dytën vendasit e dominuan lojën por nuk arritën ta gjejnë golin.
Manchesteri momentalisht është në pozitën e 4-të, me 47 pikë ndërsa Watfordi përpiqet ende të dal nga zona e kuqe, ku ndodhet në vendin e 19-të me veç 19-të pikë, kësisoj duke rrezikuar rënien nga Premier Liga.