image Man City i kërkon falje Kosovës pasi e vendosi atë si pjesë të Serbisë

Futboll

Man City i kërkon falje Kosovës pasi e vendosi atë si pjesë të Serbisë

news image

Manchester City ka kërkuar falje pas veprimit skandaloz duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë në një video gjatë prezantimit të transferimit të Mateo Kovacic.

Kampioni në fuqi zyrtarizoi dy ditë më parë blerjen e mesfushorit kroat nga Chelsea, për shumën e 30 milionë funteve.

E gjatë konfirmimit të transferimit, në një video të publikuar në rrjetet sociale, aty u pa Kosova e vendosur në hartë si pjesë e Serbisë.

Pas këtij skandali, nga Manchester City kanë reaguar duke kërkuar falje për këtë gabim.

Shefi i Komunikimit të Futbollit të skuadrës së Man Cityt, Alex Rowen ka bërë të ditur se si klub ata e kanë analizuar situatën me sukses dhe kanë thënë se ky gabim nuk do të përsëritet më.

Ndryshe, Kovacic nënshkroi kontratë deri më 2027.

/GazetaSinjaliSport/