image Maloku: Është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit

Drejtësi

Maloku: Është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit

news image

Për mos transferimin në Prishtinë nga veriu dhe lirimin ish-policit, Dejan Pantiq në arrest shtëpiak, është deklaruar edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovë, Jetish Maloku lidhur, i cili tha se prokuroria nuk është përgjegjëse për këtë.

“Për këtë çështje nuk është përgjegjëse Prokuroria. Është shqetësuese çfarëdo ndërhyrje nga pushteti në sistemi e drejtësisë”, tha Maloku.

Kryesuesi i KPK-së theksoi se në aspektin e mos-arritjes së të dyshuarit, nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria.  Janë institucionet përkatëse që duhet ta sigurojnë personin në fjalë. Duhet t’i pyetni të tjerët.

“Sa i përket reagimeve, ju e keni pranuar reagimin tonë. Aty kemi shprehur shqetësimin dhe çfarëdo ndërhyrje nga pushteti apo nga përfaqësuesit e pushtetit, qoftë në KPK apo KGJK. S’do t’i shtoja asgjë tjetër atij reagimi. Ka qenë dhe është shqetësim çfarëdo ndërhyrje që del nga goja e pushtetit”, tha Maloku.

/GazetaSinjali/