image Mallorca triumfon ndaj Cadizit fal golit të Muriqit

Futboll

Mallorca triumfon ndaj Cadizit fal golit të Muriqit

news image

Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra spanjolle e mposhti Cadizin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e tetë me anë të super golit të Alcaraz.

Për t’u barazuar nga goli i Salva Sevillas, i cili në minutën e 20-të me anë të penaltisë i barazoi shifrat.

Pastaj pas shumë rasteve të humbura, Vedat Muriqi, në minutën e 66-të e realizoi golin e epërsisë, ndërsa të parin për të me fanellën e Mallorcas.

Me këtë fitore vendasit mbajnë pozitën e 17-të me 23 pikë, pesë më shumë se mysafirët që janë në vendin e 18-të.   /Gazeta Sinjali Sporti/