image “Mallkimi” i djaloshit që iu lut Kloppit të ndalonte së fituari

Futboll

Sport/ “Mallkimi” i djaloshit që iu lut Kloppit të ndalonte së fituari

news image

A ju kujtohet Daragh Curley, 10 vjeçari tifoz i Manchester Unitedit nga Donegal i Irlandës?

Ai ditë më parë i kërkoi trajnerit të Liverpoolit që të mos fitonte më ndeshje përmes një letre.

“Liverpooli po fitojnë shumë ndeshje. Herën tjetër kur të luajë Liverpooli sigurohuni që të humbni. Ju duhet të lejoni ekipin tjetër të shënojë” – thoshte ndër tjera letra e djaloshit.

Kloppi iu përgjigj duke e falënderuar por që kërkesa e tij nuk mund të realizohej, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjermani i tha se është detyra e tij ta ndihmojë Liverpoolin të fitojë sepse ka me miliona njerëz që e kërkojnë këtë.

Por kjo nuk ndodhi.

Liverpool humbi nga Atletico 1:0 në ndeshjen e parë të fazes së pare të nokautit në Champions League, dhe më pas u deklasua nga Watfordi në Premierligë.

Të marten, Chelsea mposhti Liverpoolin duke e eliminuar nga FA Cup.

Tani, me shumë gjasa Daragh Curley është i lumtur, ndërsa edhe tifozët e Liverpoolit s’duhet të ndjehen të dëshpëruar sepse janë 22 pikë para Manchester Cityt dhe janë afër ta fitojnë Premierligën./Gazeta Sinjali/