Sot, në Kosovë janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja të cilat u konfirmuan sot, dy janë nga komuna e Malishevës.
Sipas vendbanimeve, njëri nga të infektuarit vjen nga qyteti, ndërsa tjetri nga fshati Banjë.
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 5 raste të vdekjes me COVID-19 dhe janë shëruar 117 pacientë./Gazeta Sinjali/